Kryesia s'diskuton as sot për Specialen

  • 07 July 2015 - 08:00
Kryesia s'diskuton as sot për Specialen

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur për sot mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, por as sot nuk pritet që të shqyrtohen ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Amandamentet do të duhej të kalonin një herë në mbledhjen e Qeverisë, dhe kjo e fundit t’i dërgojë kryesisë së Kuvendit.

Në mbledhje është paralajmëruar shqyrtimi i dy projektligjeve – për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin dhe për faljen e borxheve publike, si dhe i dy raporteve për vitin 2014 – atij të Bankës Qendrore dhe të Fondit të Kursimeve Pensionale. (Kosova Sot)