Rënia e klanit të Hamitëve si uzurpatorë me ndikim në LDK

  • 08 July 2015 - 07:33
Rënia e klanit të Hamitëve si uzurpatorë me ndikim në LDK

Prapaskenat në Lidhjen Demokratike të Kosovës

Zgjedhja e kryesisë së re me aklamacion, shkelje e demokracisë së brendshme 

"Është përfolur shumë në opinion për klanin e Hamitëve si uzurpatorë ose klan me më ndikim në LDK, por gjërat kanë ndryshuar. LDK-në e ka kapur klani i Isa Mustafës, por opinioni i gjerë nuk e di se cili është ky klan dhe nga e ka origjinën. Origjina e klanit të Isa Mustafës dhe kapjes së tanishme të LDK-së është nga Instituti 'Riinvest' ku fillimisht ka qenë, dhe ende është aksionar, Isa Mustafa, dhe të tjerët që kanë punuar në atë Institut…", tha analisti politik, Isa Mulaj 

Një muaj pas Kuvendit zgjedhor të LDK-së, kryetari Mustafa i zgjedhur me aklamacion, ka vendosur që ta rikonstituojë pjesërisht kryesinë e këtij subjekti politik, duke shkelur statutin sikur në rastin e zgjedhjes së tij. Zgjedhja e pjesshme e kryesisë së re ka siguruar fillimisht vetëm disa vende për klientelën e tij të ngushtë, servile dhe të dëgjueshme, duke përjashtuar ish veprimtar të rinj dhe figura të reja, të cilat me votë qëndrojnë shumë më lartë se disa nga të emëruarit e tashëm të Isa Mustafës. Analistët politikë e shohin këtë veprim si një kapje të partisë nga kupola e vjetër prej ish-komunistëve. "Kur dikush prostituohet njëherë nuk është me rendësi se sa herë prostituohet. Isa Mustafa e ka shkatërruar demokracinë në LDK të instaluar nga Eqrem Kryeziu e Fatmir Sejdiu, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës. Tashmë nuk pritet asgjë e mirë nga Isa Mustafa. Eqrem Kryeziu si nënkryetar i parë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës bëri votim demokratik, kur u zgjodh Fatmir Sejdiu, kurse Fatmir Sejdiu si kryetar i LDK-së bëri po ashtu zgjedhje demokratike kur u zgjodh Isa Mustafa. Kjo i bën të nderuar edhe Eqremin, edhe Fatmirin, por me çka do të krenohet Isa Mustafa atëherë kur më nuk do të jetë kryetar i LDK-së...?",ka pohuar analisti politik Nexhmedin Spahiu për "Kosova Sot"... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)