I biri ia shpëton jetën nënës së sëmurë nga kanceri

  • 21 February 2017 - 19:57
I biri ia shpëton jetën nënës së sëmurë nga kanceri

"Ky është heroi im i vogël".

Punëtorja 26-vjeçare e një qendre të thirrjeve telefonike thotë se i biri i saj, Teddy, i cili tani ka një vit, shqetësohej dhe bërtiste, kur ajo tentonte t'i jepte gji, por këtë e bënte vetëm kur ajo tentonte t'ia jepte gjirin e djathtë,raporton Gazeta Kosova Sot

Për shumicën e nënave të reja, momenti kur foshnjat e tyre refuzojnë të ushqyerit me gji, mund të jetë një përvojë traumatike, por në rastin e Sarah Boyle-it, ajo beson se një gjë e tillë ia shpëtoi jetën. Punëtorja 26-vjeçare e një qendre të thirrjeve telefonike thotë se i biri i saj, Teddy, i cili tani ka një vit, shqetësohej dhe bërtiste kur ajo tentonte t'i jepte gji, por këtë e bënte vetëm kur ajo tentonte t'ia jepte gjirin e djathtë. E shqetësuar, ajo kishte shkuar te mjeku i saj i përgjithshëm, i cili i kishte thënë që ta bënte një skanim dhe biopsi të gjirit. Dy javë më vonë, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit. 

Qumështi i gjirit kishte një shije të ndryshme Boyle, e cila jeton me burrin e saj Steven, 28-vjeçar, në Stafordshajër, tani është duke u mjekuar me kimioterapi, para se t'i hiqen të dy gjinjtë e saj. Ja si shprehet ajo tani: 'Teddy është heroi im, sikur të mos ishte ai, kurrë nuk do të dyshoja se vuaja nga kanceri. Mjeku më kishte thënë se të ushqyerit me gji ndihmon në krijimin e lidhjes midis foshnjës dhe nënës. Në rastin tim, ai bëri diçka edhe më shumë - ma shpëtoi jetën. Me gjasë Teddy hetonte që qumështi i gjirit tim të djathtë kishte një shije të ndryshme, prandaj edhe nuk e pinte atë". Zonja Boyle tregon se kur kishte lindur Teddy në muajin shkurt të vitit të kaluar, ai e kishte pranuar ushqimin me gji "shumë mirë". Pesë muaj më vonë, ajo vërejti ndryshimet midis gjinjve të saj, por mjeku i përgjithshëm i kishte thënë se nuk kishte arsye për t'u shqetësuar. 

Sapo iu vu diagnoza, i thanë që të mos e ushqente më të birin me gji Por, një muaj më vonë, Teddy pushoi së marri gjirin e djathtë. "Sa herë që ia ofroja gjirin e djathtë, ai çmendej fare. Shqetësohej dhe bërtiste me zë të lartë". Kur kishte marrë vesh se vuante nga kanceri i gjirit, gruaja ishte mërzitur së tepërmi, por në të njëjtën kohë, kishte filluar që të ndihej krenare që i biri i saj, Teddy, ia kishte tërhequr vërejtjen për këtë problem. Sapo iu vu diagnoza, asaj i thanë që të mos e ushqente më të birin me gji, në mënyrë që menjëherë t'ia fillonte kimioterapisë. Ajo tani është në gjysmë të trajtimit. Ajo tregon se ishte ndier shumë keq, kur kishin filluar t'i binin flokët, por meqë të gjithë të afërmit e saj i kishin ofruar mbështetje, ajo e kishte tejkaluar lehtë këtë problem..

(Kosova Sot)