Darka "sekrete" Rama-Meta, zbulohet ku ndodhen dy liderët

  • 21 February 2017 - 23:41
Darka

​Protesta e opozitës ne bulevard, bllokimi i reformës ne drejtësi nga bojkoti ne kuvend dhe kërkesa e përsëritur e demokrateve per qeveri teknike ka mbledhur ne një tryeze dy drejtuesit e koalicionit qeveritar Rama-Meta.

Rreth orës 21 te mbrëmjes, kryetari i kuvendit Ilir Meta është takuar me Edi Ramën në Kryeministri. Takimi nuk u be publik nga zyrat përkatëse te shtypit. Ende nuk dihet nëse do te këtë nje reagim pas darkës Rama-Meta. Çështja kryesore e bisedës mendohet te jete situate politike ne vend, ndonëse me herët te dy liderët jane shprehur publikisht ne lidhje me kërkesën e opozitës. 

Kryeministri Rama ka theksuar se e vlerëson protestën, por nuk pranon kërkesën per qeveri teknike, raporton Vizion Plus. 

Ndërsa kryetari i kuvendit Ilir Meta ka shprehur gadishmerine per te përmbushur kërkesat e mundshme, ndonëse siç ka theksuar Meta është kundër ultimatumeve. 

Ende nuk dihet cfare vendimesh do te sjelle darka e sotme e dy aleatëve per situatën politike dhe qëndrimin ndaj opozitës.

(Kosova Sot)