Maloku: A ka krim më të ORGANIZUAR dhe më MAKABER ndaj popullit të Kosoves se sa kontrata e Z-MOBILE me VALA?!!!

  • 26 April 2017 - 15:43
Maloku: A ka krim më të ORGANIZUAR dhe më MAKABER ndaj popullit të Kosoves se sa kontrata e Z-MOBILE me VALA?!!!

Pas denoncimit publik të ish-kryeshefit ekzekutiv të PTK-së,Shyqyri Haxha, se bërë kompania "ZMobile", pronë e 'Devollit' ka vjedhur PTK-në përmes 'SIM 2 SIM', mbi 20 milionë euro vetëm gjatëperiudhës që ai kishte udhëhequr PTK-në, ka reaguar perms profilit të tij në FB edhe Naim Maloku.

Naim Maloku pyet se “a ka ndonjë vlerësim se sa ka investuar Z-MOBILE ne teknologji informative dhe nëoperatorin publik, që don të thotë të popullit të Kosovës, VALA? Z-MOBILE vetëm shet kartelat e VALES e asgjë tjetër. Për një tregti të tillë ishte dashtë të paguhet më së shumti 10% .”

Maloku shtron pyetjen se nga kush ka qenë I detyruar Shyqyri Haxhën ta nënshkruaj kontraten me Z-MOBILE!

Image

Më tutje Maloku thekson se “ vetem nje Prokurori e Shtetit e pa kapur nga krimi duhet me e zbardhe dhe me e ndeshku kete KRIM MAKABER mbi PTK-n dhe operatorin publik VALA qe jane pasuri 100% e popullit te Kosoves.Ku ishin sindikata e postes kur u nenshkru kontrata kriminale me Z-MOBILE, mos edhe udheheqesit e asaje sindikate, te cilet GERVALLESHIN kur tentohej te shitej PTK, jane te implikuar ne kete KRIM MAKABER ndaj ekonomise se Kosoves?

Ku eshte Qeveria e Kosoves e cila eshte zotuar qe do e lufton KRIMIN E ORGANIZUAR?

A ka krim me te ORGANIZUAR, me te TMERSHEM dhe me MAKABER ndaj pasurise se popullit te Kosoves se sa kontrata e Z-MOBILE me VALA?”, përfundon Naim Maloku.

(Kosova Sot)