Manovrat e 'Devollit' për t'i shpëtuar milionat e krimit

  • 28 April 2017 - 08:29
Manovrat e 'Devollit' për t'i shpëtuar milionat e krimit

Oligarkët kosovarë, pasi kanë shpërthyer skandalet, ku përfshihen kompanitë e lidhura me pushtetin, po përpiqen të fshehin çdo gjurmë. Mbetet mister se përse afaristi Blerim Devolli e ka mbyllur kompaninë "Devolli Group", pasi një kompani e tillë nuk ekziston më as në regjistrat e ARBK-së, gjë që këtë e konfirmojnë edhe vetë zyrtarët e ARBK-së. Nga njohësit e ekonomisë dhe biznesit, është vlerësuar se afaristi Blerim Devolli po frikësohet nga konfiskimi i pasurisë të përfituar në mënyrë të paligjshme, dhe se për këtë qëllim i njëjti e ka mbyllur përkatësisht shuar "Devolli Group". Siç ishte raportuar në medie, po dyshohet se e ai ka bartur tërë pasurinë nëpër 'parajsa fiskale' jashtë shtetit , dhe duke qenë larg syve të publikut ai, ka arritur që të shtrijë lidhjet biznesore deri në ishujt Karaibe, pikërisht në Anguilla, një vend që njihet në botë si strehë e leverdishme fiskale. Ndonëse për këtë çështje u janë dërguar pyetjet në adresën elektronike, ka munguar përgjigjja e zyrtarëve të Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Speciale. Po ashtu, përgjigje nuk ka kthyer as "Devolli Group" i Blerim Devollit, edhe përkundër faktit se pyetjet i janë dërguar me shkrim. Analistët shtrojnë pyetjet se pse edhe pse deri vonë aksionarë në 'Birra Peja' paraqitej 'Devolli Group', ndërkaq tanimë edhe në ARBK pasuria e 'Birra Peja' është regjistruar në emër të dy kompanive fantome: 'ABRAZEN LLC' dhe 'GLOBOSOS LLC', kurse emri i Blerim Devollit nuk figuron askund në ARBK. Pyetjet që shtrohen, duhet të marrin përgjigjen e organeve kompetente. Analistët po ashtu ngrehin dyshimet se a po përpiqet Blerim Devolli që me këtë veprim t'i humbë gjurmët e pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme, duke i strehuar paratë në parajsa fiskale vetëm e vetëm që të mos i konfiskohet pasuria nga Prokuroria e Shtetit si një pasuri e pajustifikueshme dhe e inkriminuar? Po ashtu pyetja pa përgjigje ,sipas analistëve mbetet, se si do t'ia konfiskojë shteti eventualisht pasurinë Blerim Devollit, pasi çdo ditë po zbardhet mënyra kriminale e fitimit të saj, kur ai tanimë po i mbyll kompanitë në Kosovë dhe ka zhvendosur pasurinë në parajsa fiskale, si dhe pse Prokuroria e shtetit nuk po i heton këto veprime të paligjshme dhe pasurinë e pajustifikueshme të Blerim Devollit!?,shkruan gazeta Kosova Sot.
ne regjistrat e ARBK-së, gjë që këtë e konfirmojnë edhe vetë zyrtarët e ARBK-së

. Nga njohësit e ekonomisë dhe biznesit, është vlerësuar se afaristi Blerim Devolli po frikësohet nga konfiskimi i pasurisë të përfituar në mënyrë të paligjshme, dhe se për këtë qëllim i njëjti e ka mbyllur përkatësisht shuar "Devolli Group". Siç ishte raportuar në medie, po dyshohet se e ai ka bartur tërë pasurinë nëpër 'parajsa fiskale' jashtë shtetit , dhe duke qenë larg syve të publikut ai, ka arritur që të shtrijë lidhjet biznesore deri në ishujt Karaibe, pikërisht në Anguilla, një vend që njihet në botë si strehë e leverdishme fiskale. Ndonëse për këtë çështje u janë dërguar pyetjet në adresën elektronike, ka munguar përgjigjja e zyrtarëve të Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Speciale. Po ashtu, përgjigje nuk ka kthyer as "Devolli Group" i Blerim Devollit, edhe përkundër faktit se pyetjet i janë dërguar me shkrim. Analistët shtrojnë pyetjet se pse edhe pse deri vonë aksionarë në 'Birra Peja' paraqitej 'Devolli Group', ndërkaq tanimë edhe në ARBK pasuria e 'Birra Peja' është regjistruar në emër të dy kompanive fantome: 'ABRAZEN LLC' dhe 'GLOBOSOS LLC', kurse emri i Blerim Devollit nuk figuron askund në ARBK. Pyetjet që shtrohen, duhet të marrin përgjigjen e organeve kompetente. Analistët po ashtu ngrehin dyshimet se a po përpiqet Blerim Devolli që me këtë veprim t'i humbë gjurmët e pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme, duke i strehuar paratë në parajsa fiskale vetëm e vetëm që të mos i konfiskohet pasuria nga Prokuroria e Shtetit si një pasuri e pajustifikueshme dhe e inkriminuar? Po ashtu pyetja pa përgjigje ,sipas analistëve mbetet, se si do t'ia konfiskojë shteti eventualisht pasurinë Blerim Devollit, pasi çdo ditë po zbardhet mënyra kriminale e fitimit të saj, kur ai tanimë po i mbyll kompanitë në Kosovë dhe ka zhvendosur pasurinë në parajsa fiskale, si dhe pse Prokuroria e shtetit nuk po i heton këto veprime të paligjshme dhe pasurinë e pajustifikueshme të Blerim Devollit!? Mbyllja e kompanive për shpëlarje të parave

Analisti Shefqet Dibrani thotë se zakonisht mbyllja e kompanive bëhet për të shpërlarë paratë e përfituara në mënyrë joligjore, ose kompanitë mashtruese, të cilat zhyten në borxhe të mëdha falimentojnë atë kompani, vetëm për t'iu ikur përgjegjësive penale, ose për t'iu shmangur përgjegjësisë penale për gjithë ato mashtrime të mundshme që ua kanë bërë bashkëpunëtorëve dhe pronarëve të kompanive të tjera, që bizneset dhe prodhimet e tyre i kanë pasur të lidhur me kompaninë e falimentuar. "Prandaj nuk besoj se kompania "Devolli Group", është mbyllur?! Nuk e besoj se ka rrugë ligjore për ta mbyllur një Kompani sa herë t'i kujtohet pronarit të bëjë një veprim të caktuar, por me sa duket Blerim Devolli është i rryer në këto punë. Prandaj, pasi ka skajuar kapitalin e caktuar, në drejtorinë përkatëse ka mundur ta falimentojë firmën, kurse ai veprim është dashur të bëhet në rrugë ligjore. Megjithatë, edhe falimentimi e ka një rregull në aspektin ligjor, dhe nëse ai rregull nuk ka kaluar nëpër procedura ligjore, do të duhej prokurori ta niste një hetim në këtë kompani", është shprehur ai. "Falimentimi i kompanive zakonisht bëhet për t'iu shmangur konfiskimit të pasurisë së krijuar përmes rrugëve jo ligjore. E nëse bartja e pasurive është bërë jashtë shtetit, dhe nëse edhe ky veprim është joligjor, prokurori i shtetit nuk ka pse të pres. Në Kosovë bërja e milionave zakonisht kryhet përmes rrugëve joligjore, e madje me mënyra kriminale, andaj sille kah ta sillesh në kompaninë "Devolli Group", ka punë për Prokurorinë e shtetit", potencoi ai. "Janë me dhjetëra mënyra për t'iu shmangur përgjegjësisë në njërën anë dhe në anën tjetër për ta ruajtur kapitalin e fituar me mënyra jo të rregullta. Në këtë plan mund të klasifikohet edhe rasti i 'Birra Peja', e cila tashmë qenka transformuar tek pronarë të tjerë. Sigurisht edhe çregjistrimi dhe regjistrimi i kompanive duhet të bëhet përmes rrugëve ligjore dhe nëse edhe këtu shihet se ka shkelje ose tejkalim të kompetencave atëherë duhet të merren organet përkatëse, për të mos lejuar veprimet e mëtutjeshme të zgjerohen dhe të bëhen modë, sepse rrezikojnë ekonominë e vendit dhe ndikojnë drejtpërdrejt edhe në mirëqenien sociale të shoqërisë", potencoi ai.  

Analisti Dibrani vlerëson se pas çdo ndryshimi në regjistrimin zyrtar të një kompanie, fshihet një veprim i kundërligjshëm, ku drejtuesit e kompanive munden t'i kenë këshilltarë zyrtarët e drejtësisë, të cilët munden t'i kenë mësuar se si veprohet në aspektin ligjor, për ta ruajtur një pjesë të madhe të kapitalit dhe pasurisë së fituar në rrugë joligjore, andaj përpjekjet e Blerim Devollit mund të puqen në këtë pikë. Ndërsa analisti Florim Zeqa tha se ngjashëm sikurse oligarkët politikë, ashtu edhe ata ekonomikë me kohë janë përkujdesur për fshehjen e pasurive të paligjshme në të ashtuquajturat "Parajsa Fiskale" gjithandej globit. "Përderisa patundshmëritë në vlera 7-8 shifrore në Kosovën e varfër i kalojnë në emër të kompanive fantome dhe në emër të familjarëve, miqve apo farefisit të gjerë në rastet kur nuk mund ta bëjnë kalimin e pronësisë mbi emrat e të tjerëve, atëherë kompanitë e tyre të inkriminuara i deklarojnë të "mbyllura", duke i transferuar paratë në parajsat fiskale, për t'i humbur kështu gjurmët e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme me qëllimin e vetëm që të mos u konfiskohet pasuria nga Prokuroria e Shtetit si një pasuri e pajustifikueshme dhe me prapavijë kriminale", theksoi ai. "Edhe pse të gjitha këto manipulime po ndodhin para syve të opinionit publik, po heshtin të gjithë me përjashtim të disa mediumeve të pavarura, si gazeta "Kosova Sot". Veç saj, po hesht edhe Prokuroria e shtetit, thuajse nuk është duke ndodhur asgjë", u shpreh më tutje ai. 

Oligarkët po fshehin pasuritë marramendëse.

Analisti Dibrani vlerëson se pas çdo ndryshimi në regjistrimin zyrtar të një kompanie, fshihet një veprim i kundërligjshëm, ku drejtuesit e kompanive munden t'i kenë këshilltarë zyrtarët e drejtësisë, të cilët munden t'i kenë mësuar se si veprohet në aspektin ligjor, për ta ruajtur një pjesë të madhe të kapitalit dhe pasurisë së fituar në rrugë joligjore, andaj përpjekjet e Blerim Devollit mund të puqen në këtë pikë. Ndërsa analisti Florim Zeqa tha se ngjashëm sikurse oligarkët politikë, ashtu edhe ata ekonomikë me kohë janë përkujdesur për fshehjen e pasurive të paligjshme në të ashtuquajturat "Parajsa Fiskale" gjithandej globit. "Përderisa patundshmëritë në vlera 7-8 shifrore në Kosovën e varfër i kalojnë në emër të kompanive fantome dhe në emër të familjarëve, miqve apo farefisit të gjerë në rastet kur nuk mund ta bëjnë kalimin e pronësisë mbi emrat e të tjerëve, atëherë kompanitë e tyre të inkriminuara i deklarojnë të "mbyllura", duke i transferuar paratë në parajsat fiskale, për t'i humbur kështu gjurmët e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme me qëllimin e vetëm që të mos u konfiskohet pasuria nga Prokuroria e Shtetit si një pasuri e pajustifikueshme dhe me prapavijë kriminale", theksoi ai. "Edhe pse të gjitha këto manipulime po ndodhin para syve të opinionit publik, po heshtin të gjithë me përjashtim të disa mediumeve të pavarura, si gazeta "Kosova Sot". Veç saj, po hesht edhe Prokuroria e shtetit, thuajse nuk është duke ndodhur asgjë", u shpreh më tutje ai. 

Përpjekjet për t'i shpëtuar drejtësisë

Eksperti i ekonomisë, Faton Mehmeti, tha se Kompania "Devolli Group", njihet si kompania më me ndikim në Kosovë, kompania me një sërë aktivitetesh dhe bizneseve të ndryshme e ka shtrirë ndikimin e saj tek njerëzit kyç të lidhur me politikën. "Këta duke qenë të kapur nga 'Devollët' nuk kanë ndërmarrë asnjëherë veprime për t'i hetuar, por tani që i doli tymi 'Devollëve', afaristi Blerim Devolli ka nisur manovrat e tij për të dalë i pastër para drejtësisë". Mehmeti vlerëson se ai ka "mbyllur" kompaninë në ARBK, duke mos qenë zyrtarisht i regjistruar, ndonëse ushtron veprimtarinë. "Veç saj, edhe 'Birrën Peja' e ka lajmëruar në emër të dikujt tjetër, të disa emrave fantazëm, duke i bishtënuar drejtësisë. Këto veprime të tija po bëhen tinëzisht, ndonëse krerët shtetëror janë të informuar por mbyllin sytë, Blerimi po i frikësohet konfiskimi të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, kriminale dhe të pandershme", u shpreh ai. Ndaj, sipas Mehmetit, prokuroria e krimeve ekonomike duhet të hap menjëherë dosjen "Devolli" për të hetuar të gjithë veprimtarinë e saj, dhe bizneset e saj. "Duhet hetohen dhe dërgimi i parave në ishujt Karaibe, pikërisht në Anguilla, një vend që njihet në botë si strehë e leverdishme fiskale. Shteti duhet të çlirohet nga 'Devollët', nga kjo e keqe që po mbytë ekonominë e ndershme dhe e njëjta po i dëmton bizneset e ndershme dhe po sabotohen zhvillimin e vendit ", potencoi ai. "Nuk jam kundër që 'Devollët' të kenë kompani por që ajo të jetë në suaza të ligjeve dhe të punojë ndershmërisht dhe ti ndihmojnë shtetit për zhvillim, dhe jo duke pasuruar një grup oligarkësh të dëmtoj popullin, qytetarin e ndershëm të këtij vendi", theksoi Mehmeti

Të zbardhet origjina e pasurisë

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha se "Kompania Devolli Group", mund të jetë mbyllur, por konfiskimit të pasurisë askush nuk ka mundur për ti ikur. "Çdo gjë që tenton ta fshehë Blerim Devolli kjo nuk do të ketë sukses, pasurinë që e ka bërë në mënyra kriminale dhe të paligjshme në Kosovë, ende janë plagët e hapura, personat që janë të lënduar dhe shkatërruar nga kompania 'Devolli', ende e kanë në mendje ngjarjet që ju kanë ndodhur dhe ato i kanë kujtim, bizneset që janë mbyllur në mënyrë jokorrekte për shkak të përfshirjes së 'Devolli Group' në treg", theksoi ai. "Prokuroria e Shtetit duhet sa më shpejt të fillojë hetimet kundër Blerim Devollit dhe kompanisë "Devolli Group", dhe kështu të dalë në dritë pasuria ilegale dhe në mënyre joligjore e Blerim Devollit. Kjo, ngase gjurmët e krimit gjithmonë mbesin, plagët e marra qëndrojnë gjithmonë, prandaj Blerim Devolli mos të mendon që duke i fshirë këto gjurmë dhe duke i hapur bizneset nëpër vendet aziatike mund të shpëtojë nga ligji, sepse për këtë janë në dijeni edhe Policia e Kosovës", ka thënë ai. Selatin Kaçaniku ('Konsumatori'), tha se kudo dhe kurdo, kushdo që pretendon t'i fshehë gjurmët dhe ta grabis djersën e paranë qytetarit konsumator taksapagues, do të përfundojë aty ku duhet dhe si duhet. Ai tha se prokuroria duhet të veprojnë sipas detyrës zyrtare dhe të ndërmarrin masa nëse ato janë të nevojshme.

 

(Kosova Sot)