​Para votimit të Metës president, Basha paralajmërim të fortë Ramës

  • 28 April 2017 - 13:12
​Para votimit të Metës president, Basha paralajmërim të fortë Ramës

Nga çadra e lirisë, pak kohë para se Kuvendi të votojë sot Ilir Metën president të ri të vendit, kryedemokrati Lulzim Basha i ka dërguar një paralajmërim të fortë kryeministrit Edi Rama.

Zgjedhjen e Metës president ai e ka quajtur pazarin e radhës, me të cilën kupola Rama-Meta po e shndërrojnë demokracinë në fasadë.

“Rama e di që është kryeministri në largim, ka nisur të sillet që tani si opozitë e papërgjegjshme, ndërkohë që ne opozita juaj, e shqiptarëve po nis të marrim përgjegjësitë për qeverisjen e nesërme të republikës së re”- tha Basha.

Duke theksuar se bashkimi popullor është forca e vetme që do ndalë kompolin politik e ekonomik të Ramës kundër shqiptarëve, Basha ka paralajmëruar Ramën: Me asnjë mënyrë, formë, e moment nuk të lejojmë të marrësh peng demokracinë shqiptare dhe të drejtën sublime për zgjedhje të lira e të ndershme, ora e përballjes po afron, shqiptarët po bashkohen nga ora në orë dhe ora e fitores po afron”.

Sipas Bashës, pasi hoqën me ligj cdo komeptencë të Presidentit dhe e shndërruan me më pak fuqi veprimi se drejtori i postës në Vlorë tani e trajtojnë si riufuxho për të mbyllur pazarin e pistë me anë të të cilit mendojnë se do asgjësojnë demokracinë shqiptare.

(Kosova Sot)