Ahmeti: "Misioni"e "fillimi i ri" , fyejnë inteligjencën e qytetarëve

  • 30 May 2017 - 14:58
Ahmeti:

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, thotë se me të vërtetë është absurd i llojit të vet, kur dëgjojmë rrenat e njëjta që janë ricikluar nga zgjedhjet e kaluara, por mbi të gjitha, kur këto rrena thuhen nga partitë që deri dje qeverisën dhe e sollën vendin në një "vdekje klinike". "Është koha ideale, që të ndëshkohen keqbërësit, të korruptuarit, ata të cilët tjetërsuan çdo aset publik në favore të farefisit, bashkëpartiakëve, dhe në këtë kontekst barra bie mbi ata që kanë qeverisur që nga paslufta. Qytetarët më shumë se kurrë kanë një pasqyrë të qartë për të vendosur për votën e tyre, e cila do të jetë determinuese e së ardhmes së shtetit të Kosovës", u shpreh ai. "Ndëshkimi i së keqes korrespondon me disiplinimin e partive politike e politikanëve dhe përkthehet në favor të trupit publik, kurse vota për ata të cilët që deri dje bashkëjetuan nën ombrellën e krimit, korrupsionit, degradimit institucional, zhvatjes, tjetërsimit të aseteve publike në favore të ngushta politike e farefisnore korrespondon me të keqën dhe amnistimin e kriminelëve, dhe përkthehet në vazhdimësinë e degradimit institucional dhe regresit social e ekonomik e mbi të gjitha në dëm të trupit publik", tha Hidajet Ahmeti. Sipas tij, fushata demode e partive politike e në theks të veçantë partive që deri dje bashkëqeverisën e dështuan, sot dalin e fyejnë inteligjencën e qytetarëve me "misione"e "fillime" të reja, që këto janë të dështuara që në fillim për të filluar apo rifilluar.
 

(Kosova Sot)