Deputeti aksidentoi për vdekje këmbësorin, ekspertiza: Faji i viktimës - Lajme - Kosova Sot
Deputeti aksidentoi pėr vdekje kėmbėsorin, ekspertiza: Faji i viktimės

Deputeti aksidentoi pėr vdekje kėmbėsorin, ekspertiza: Faji i viktimės

Deputeti i qarkut të Elbasanit për PDIU, Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident të rëndë, me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.40 të mëngjesit të së shtunës përgjatë autostradës Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Rinasit. 

Burime pranë grupit hetimor janë shprehur se deputeti Rakipi nuk rezultoi të kishte konsumuar pije alkoolike, ndërsa dyshohet se mund të kishte një shpejtësi tej normave të lejuara të atë segment rrugor.

Ndërkohë, ekspertiza ka nxjerrë fajtor viktimën në aksidentin ku u përfshi më herët gjatë ditës deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi. 

Ndërkohë, vetë Rakipi do të hetohet në gjendje të lirë për akuzat “largim nga vendi i aksidentit” dhe “shkelje të rregullave të qarkullimit”. 

 (Kosova Sot)

17 orë e 4 minuta më parë