Dje deri në gjashtë orë pritje tek Dheu i Bardhë, ja si është gjendja sot

  • 20 August 2017 - 18:54
Dje deri në gjashtë orë pritje tek Dheu i Bardhë, ja si është gjendja sot

Në bazë të informatave nga udhëtarët e shumtë të cilët kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës, kolona të gjata ka pasur që nga dita e djeshme në kufi të Dheut të Bardhë.

Siç mëson Indeksonline, si pasojë e kolonave  shumë mërgimtarëve iu është dashur të presin nga gjashtë orë në radhët e veturave të shumta dhe nën temperature të larta.

Por bazuar në informacionet që ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme nuk njoftohet për kolona në këto moment.

Madje thuhet se kolonat tek pika kufitare Dheu i Bardhë zgjasin nga 10 deri në 50 minuta teksa në Merdare nga 15 deri në 50 minuta.

Sigurisht se këto ditë janë ndër më të frekuentuarat në zonat kufitare për arsye të përfundimit të pushimeve nga mërgimtarë të shumtë.

(Kosova Sot)