E tmerrshme: Kim Jong-un ka rrëmbyer 2 mijë të mitura dhe i mban si skllave seksi

  • 19 September 2017 - 13:16
E tmerrshme: Kim Jong-un ka rrëmbyer 2 mijë të mitura dhe i mban si skllave seksi

Rrëfimet e shumta të dëshmitarëve kanë bërë të ditur se rrethi i brendshëm i Kim Jong-un, ka ndjekur praktikën e babait të tij të ndjerë, ish-udhëheqësit historik të Koresë së Veriut, duke ndarë me forcë vajzat e reja nga prindërit për t'i trajnuar ato si "argëtuese" profesionale.

Skuadra famëkeqe e "kënaqësisë" u zbulua nga defektorët e Koresë së Veriut të cilët u larguan nga shteti komunist për në Kinë ose Korenë e Jugut, raporton "Sputnik". Një grup prej rreth 2000 vajzash thuhet se janë zgjedhur nga i gjithë vendi dhe janë trajnuar për t'i shërbyer elitës ushtarake të Koresë së Veriut.

Detyrat e tyre variojnë nga këndimi, vallëzimi dhe dhënia e masazheve, ose kryerja e favoreve seksuale.

Sipas raporteve, disa nga vajzat nuk i kanë mbushur as 13 vjet kur zgjidhen për "punën" e ardhshme. Kur të merren, nxënësit shqyrtohen tërësisht për të siguruar se grupi i tyre i gjakut është i pastër, dhe nëse ato janë në shëndet të mirë dhe, natyrisht, nëse janë të virgjëra.

Pasi ndahen nga familjet e tyre, shumë të afërm nuk mësojnë kurrë për vajzat e tyre, shkruan Syri.net. Shpesh ato shkojnë disa muaj jashtë vendit për të studiuar masazh ose për të mësuar të këndojnë e të kërcejnë në mënyrë profesionale.

Një nga defektoret, Mi-Hyang, i cila u arratis në Korenë e Jugut, pretendoi se ajo i kishte 'shërbyer' Kim Jong-il për dy vjet.

Në një intervistë për “Marie Claire” në vitin 2010, ajo kujtoi se ishte 15 vjeç, kur dy ushtarë u vërsulën në klasën e saj dhe e larguan nga gjiri i familjes, për t'i shërbyer diktatorit dhe rrethit të tij miqësor.

(Kosova Sot)