Stuhia shkatërruese në Porto Riko, “Maria” lë në errësirë gjithë popullin

  • 20 September 2017 - 22:31
Stuhia shkatërruese në Porto Riko, “Maria” lë në errësirë gjithë popullin

Uragani “Maria” ka ndalur energjinë elektrike në gjithë ishullin e Poro Tikos, duke lënë kështu 3.5 milionë njerëz në terrë, kanë njoftuar zyrtarët e emergjencës.

Abner Gomez, kreu i agjencisë për menaxhimin e katastrofave, ka thënë se stuhia kishte dëmtuar “gjithçka në rrugën e saj”.

Asnjë nga konsumatorët e Autoritetit të Energjisë Elektrike  të Porto Rikos nuk kishin energji elektrike, ka thënë ai.

Maria tani raportohet se është dobësuar në një stuhi të kategorisë tre me erëra prej 185 kilometra për orë, ndërsa po lëviz ende nëpër ishull.

(Kosova Sot)