< Trump do ta vizitojë kufirin më të rrezikshëm në botë - Lajme - Kosova Sot
Trump do ta vizitojė kufirin mė tė rrezikshėm nė botė

Trump do ta vizitojė kufirin mė tė rrezikshėm nė botė

Donald Trump mund ta gjejë veten duke u konfrontuar me ushtarë të Koresë Veriore në kufirin më të armatosur në botë, pasi sipas raportimeve, Presidenti amerikan do të vizitojë Zonën e Demilitarizuar (DMZ) gjatë vizitës në Korenë Jugore më vonë.

Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap, ka raportuar që DMZ – zona që ndan Korenë Jugore nga ajo Veriore, është një prej vendeve që do të vizitohet nga Trump gjatë turit të tij në Azi, ku do të vizitohen edhe Japonia, Kina, Vietnami dhe Filipinet.

Shtëpia e Bardhë ka dërguar ditë më parë një ekip për ta inspektuar vendin ku Trump do të qëndrojë.

Ky raport vjen një ditë pasi ushtria amerikane bëri të ditur që ka fluturuar mbi Gadishullin Korean dy aeroplanë supersonikë B-1B.

Ushtarët e Koresë Veriore shikojnë fqinjët e tyre, në kufirin mes dy vendeve

Dërgimi i aeroplanëve ishte pjesë e një stërvitjeje ushtarake të përbashkët me Japoninë dhe Korenë Jugore. Bomberët amerikanë u nisën nga baza ushtarake në Guam.

DMZ është zonë mes dy Koreve që është e mbushur me mina dhe ruhet me forca të larta ushtarake, për shkak se zyrtarisht, të dy shtetet janë ende në luftë. Duke qenë se aty ka munguar aktiviteti njerëzor që shumë vite, kufiri është shndërruar në rezervat të bujshëm natyror. Ai konsiderohet kufiri më i rrezikshëm në botë..

(Kosova Sot)

19 orë e 38 minuta më parë