< A u bë Thaçi pishman për Gjykatën Speciale? - Lajme - Kosova Sot
A u bė Thaēi pishman pėr Gjykatėn Speciale?

A u bė Thaēi pishman pėr Gjykatėn Speciale?

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas akuzave që i bëri në drejtim të Gjykatës Speciale dhe shteteve mike, tha se asnjëherë nuk ka marr vendime që nuk i ka menduar mirë dhe se nuk lëkundje nga qëndrimet për këtë Gjykatë.

“Unë kurrë nuk marr një vendim pa e menduar ne çdo aspekt. I tillë ka qenë edhe angazhimi im si përgjegjës i institucioneve të Kosovës për themelimin e gjykatës speciale. Pra nuk ka asnjë lëkundje të pozicionimit tonë për këtë gjykatë”, u shpreh Thaçi, gjatë konferencës për media së bashku me Ilir Metën.

Kreu i shtetit tha se para vetës i kanë pasur dy mundësi, që të dyja kanë qenë. të vështira dhe të këqija.

“Opsioni ka qenë themelimi i kësaj gjykate të imponuar, e cila më së paku funksionon me ligjet e shtetësisë tonë. Dhe e dyta ka qenë që në rast të refuzimit kjo çështje të bartet në OKB.

Ndërmjet dy opsioneve të këqija kemi zgjedhur opsionin që konsiderohet se sjell më pak pasoja për vendin tonë. Unë mendoj edhe sot se kemi bërë zgjidhjen e duhur.

Themelimi i saj është bërë për t’i hapur prospektiv vendit tonë. Ku ka qenë zotimi i ndërkombëtarëve. Dhe ja ku është sot perspektiva e vendit tonë. Jemi ende të izoluar”, shtoi ai.

(Kosova Sot)

13 orë e 42 minuta më parë