Badallaj: "Komandantët e Rognerit" pasuroheshin me luftën për liri

  • 11 October 2017 - 21:30
Badallaj:

Gjykimin e tij për këtë "pendesë" të tanishme të Hashim Thaçit dhe kritikat drejtuar në adresë të Gjykatës Speciale analisti politik Reshat Badallaj e fillon me një thënie nga anët e Rajonit të Zhurit, të Krahinës së Lumës, ku thuhet:"Qeni i keq ta bjen ujkun n'torishtë". "Pra, është shumë qesharake që Hashimi i Brojës mundohet t´ua hedhë fajin ndërkombëtarëve. Pas shumë kohësh kam ardhur në përfundim dhe se kjo po shihet ashiqare se shumë "komandantë të Rognerit dhe hoteleve të tjera" nuk kishin luftuar në frontin e luftës... Pra, doli në ditën me diell se këta zagarë, ose langonj, po i quaj ashtu, kishin bërë plane se si të pasurohen hajnisht, si të uzurpojnë toka në zemër të qyteteve, të bëhen haraçexhinj dhe të luftojnë për pushtet dhe për kolltukë. Dhe, në qoftë se nuk është kështu le të dalë ndonjëri prej tyre dhe të thotë jo e do të shohin kur t´ia nxjerrë lakrat sheshit dhe t´i zbardhë një nga një. Keni parë ju deri më tani të bëjë dikush ndonjë reagim kundër shkrimit tim... Jo, jo sepse nuk guxojnë, se e dinë se shumë e shumë gjëra kam për të thënë akoma. Këtë e kishin debatuar shumë ish-deputetë që i kam njohur, e mos i njohsha më këta dilenxhinj", u shpreh Badallaj. Ai ka theksuar se nuk dëshiron të mendojë se tash Hashimi ka nuhatur mirë se ndoshta duhet të bëjë gati torbën për të nisur drejt hoteleveburgjeve, prandaj ka filluar të qetë shkelm dhe të vjellë vrer lart, e që po i bie në fytyrën e vet. "A keni dëgjuar kur thonë të moshuarit 'çdo gjë ka me u la në këtë dynja - botë'. Binduni pra. Por, nuk mund t´i ikën përgjegjë- sisë për të gjallë e për të vdekur, që ndërseu edhe deputetë të tjerë të votojnë këtë Gjykatë Speciale", ka vlerë- suar Badallaj.

(Kosova Sot)