Kimioterapia mund t'ia shpëtojë jetën 5-vjeçarit me tumor

  • 11 October 2017 - 21:32
Kimioterapia mund t'ia shpëtojë jetën 5-vjeçarit me tumor

George Woodall është bërë mishërim i përkushtimit gjigant të "George"-it, për shkak se ai dhe familja e tij përpiqen që të mbledhin 1 milion funte për shërimin e fëmijëve që, sikur ai, vuajnë nga kanceri. Derisa shkon në spital për t'ia vënë tubat në trupin e tij të vogël, George më shumë do të preferonte që të rrinte i sëmurë dhe të lozte me vëllain e tij të madh. Ai nuk kupton. Prindërit e tij vazhdojnë që ta ndajnë nga miqtë, duke e quar te mjeku, ku është i detyruar të marrë ilaçe, të cilat bëjnë që t'i bien flokët. Ai bërtet, meqë ndien dhembje.

"George nuk e ka idenë se çka është duke ndodhur"

Si një fëmijë 5-vjeçar, ai nuk kupton se vuan nga një formë e rrallë e kancerit dhe se kimioterapia, të cilën ai e urren aq shumë, mund t'ia shpëtojë jetën. Ai nuk kupton se vraga i ka mbetur pas një operacioni 10 orësh, për t'ia larguar tumorin dhe një pjesë të kurrizit, duke u kujdesur që ai të mos e humb aftësinë për të ecur. "Nuk ka dyshim se kanceri është i keq për të gjitha moshat, por kur e sheh një fëmijë me kancer, atëherë pamja me të vërtetë është barbare", thotë e ëma e djalit, Vicki Woodall. "George nuk e ka idenë se çka është duke ndodhur. Ai mendon se ne jemi duke e torturuar atë". Familjarët duhet që këtë situatë të vështirë t'ia shpjegojnë edhe vëllait të madh të George-it, Alex. Si një fëmijë 8-vjeçar, ai e kupton më mirë këtë situatë dhe, meqë stërgjyshi i tij kishte vdekur nga kanceri, ai e lidh këtë sëmundje me vdekjen.

George e ka ruajtur qëndrimin e tij energjik dhe të buzëqeshur

Përkundër sëmundjes së rëndë dhe vështirësive të shkaktuara nga kimioterapia, George e ka ruajtur qëndrimin e tij energjik dhe të buzëqeshur. Kjo ka bërë që shumë të famshëm ta shprehin admirimin për të, duke përfshirë edhe princin William, aktorët Judi Dench dhe Andy Murray, të cilët janë duke mbështetur kampanjën e familjes për të mbledhur para për trajtimin e fëmijëve të sëmurë nga kanceri. Ankthi i familjes filloi në fund të vitit të kaluar, kur George kishte vetëm 4 vjet. Derisa ishte duke e vënë në gjumë, e ëma kishte hetuar një duq në shpinën e tij. Të nesërmen, atij i ishte bërë skanimi dhe ishte konstatuar se vuante nga një tumor i rrallë. Që nga ai moment, jeta e tyre ndryshoi tërësisht, për të keq, por pa e humbur shpresën.

(Kosova Sot)