< Konushevci: Kushte të pafavorshme për bizneset - Lajme - Kosova Sot
Konushevci: Kushte tė pafavorshme pėr bizneset

Konushevci: Kushte tė pafavorshme pėr bizneset

Afaristi Sylejman Konushevci, prodhues i vajit "Flori", tha për gazetën "Kosova Sot", se, ndër arsyet kryesore të mbylljes së bizneseve janë politikat fiskale joadekuate të deritashme të të gjitha qeverive, që po i detyrojnë shumë biznese të mbyllen, e disa sish edhe t'i transferojnë në shtete të tjera "sikurse që jemi detyruar ne që të ikim me biznesin tonë në Bullgari". Sipas Konushevcit, arsyet janë të shumta, por disa sish janë më reale e më konkrete. "Janë politikat fiskale, janë numër një, ndonëse janë bërë disa lëvizje të vogla në Pakon Fiskale numër 1, që ka hyrë në fuqi në vitin 2016", theksoi ai. "Këto ndryshime nuk kanë mjaftuar kur dihet se importi i lëndës së parë dhe taksat doganore nuk janë eliminuar dhe janë në fuqi dhe ato janë barriera që nuk janë hequr dhe bizneset po shkojnë në falimentim e po detyrohen që të ikin në shtete të tjera, si në Maqedoni, në Bullgari, atje ku ka kushte më të mira, ngase regjioni ynë po ofron kushte më të mira sesa Kosova", vijoi më tej Konushevci. "Te ne lënda e parë ngarkohet edhe me TVSh, edhe me doganë, plus saj edhe disa repromateriale kanë edhe akcizë, kurse në shtetet e tjera këto janë baras me zero", shpjegoi ai. "Te ne nevojiten ndryshime të reja në këtë Pako Fiskale, sepse neve si AKB dhe Odat Ekonomike nuk kemi mundur që të gjejmë një gjuhë të përbashkët me qeveritë e deritashme", tha Konushevci.

(Kosova Sot)

16 orë e 27 minuta më parë