< Gjykata e Apelit vendos për Ukë Rugovën dhe skandalin me viza - Lajme - Kosova Sot
Gjykata e Apelit vendos pėr Ukė Rugovėn dhe skandalin me viza

Gjykata e Apelit vendos pėr Ukė Rugovėn dhe skandalin me viza

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Ukë Rugovës për hedhje poshtë të aktakuzës ndaj tij dhe 19 të akuzuarve të tjerë të dyshuar për dhënie të paligjshme të vizave italiane në këmbim të pagesës.

Këtë e ka konfirmuar Apeli përmes një njoftimi për media,.

“Më 22 gusht 2017, Gjykata e Apelit me anë të një Kolegji të përbërë nga 2 gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas, i ka shqyrtuar ankesat e parashtruara në rastin që ka të bëjë me 20 të pandehur me aktakuza të ndryshme për një numër të veprave si Krim i organizuar (Pjesëmarrje në Grupin kriminal të organizuar), në kundërshtim me Nenin 283, paragrafi 1 i KPK, në lidhje me veprën penale Kontrabandë me emigrantë, në kundërshtim me Nenin 170, paragrafi 1 i KPK dhe veprën penale Kontrabandë me emigrantë (Dokumente udhëtimi të falsifikuara), në kundërshtim me Nenin 170, paragrafi 2 i KPK dhe për një numër të akuzave për Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në kundërshtim me Nenin 374, paragrafi 2 i KPK”, thuhet në njoftimin e Apelit.

“Shtatëmbëdhjetë të pandehur kanë parashtruar ankesa kundër Aktgjykimit të Kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës PKR 305/2016 të datës 27 mars 2017, me anë të cilit ishin refuzuar kërkesat e mbrojtjes për ta hedhur poshtë aktakuzën si dhe kundërshtimet e tyre ndaj provave. Gjykata e Apelit, me anë të aktgjykimit PN 475/2017 të datës 25 shtator 2017, i ka hedhur poshtë këto 17 ankesa. Aktgjykimi i Kryetarit të trupit gjykues u vërtetua”, bën të ditur njoftimi.

Ndaj djalit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Ukës, dhe 19 të dyshuarve të tjerë, vitin e shkuar ishte ngritur aktakuzë për “krim të organizuar” dhe “kontrabandim me emigrantë”.

)Kosova Sot)

18 orë e 4 minuta më parë