< Mulliqi: Ata që e sollën, të përballen me Gjykatën - Lajme - Kosova Sot
Mulliqi: Ata qė e sollėn, tė pėrballen me Gjykatėn

Mulliqi: Ata qė e sollėn, tė pėrballen me Gjykatėn

Analisti Skënder Mulliqi vlerëson se kjo skenë aktuale politike është bërë e padurueshme dhe nuk i solli gjë të hairit këtij populli dhe Kosovës për gati dy decenie dhe faza e tranzicionit ka mbetur pezull së kastat politike në pushtet nuk janë të interesuara që të përmbyllet ashtu si duhet."U punua mbrapsht në secilin segment të jetës dhe të punës. Kosova u ballafaqua me telashe të vështira, siç janë krimi i organizuar, korrupsioni, papunësia enorme, gjendja e keqe ekonomiko-sociale, varfëria e skajshme, zbrazja gjithnjë e më e theksuar e Kosovës. A nuk janë këto argumente të bollshme se në çfarë derexhe e ka sjellë Kosovën kjo elitë politike e padijshme, e padinjitetshme dhe lakmitare e të mirave materiale. Partitë politike gjithmonë e mashtruan elektoratin, duke premtuar shumë e duke mos realizuar gati asgjë', u shpreh ai."Të gjitha këto krijuan parakushtet për formimin e Gjykatës Speciale nga bashkësia ndërkombëtare, e cila nuk mund t'i ikën përgjegjësisë për gjendjen jo të mirë politike, ekonomike dhe të sigurisë. Gjykatën e prunë vetë dhe vetë le të përballen me të. Pasi që organet tona të drejtësisë nuk e kanë dhënë kontributin e duhur në vendosjen e rendit dhe të ligjit, përballja me Gjykatën Speciale për krime të luftës ishte e pashmangshme . Ata që do të vihen në bankën e të akuzuarve nuk kanë të drejtë që krejt luftën e UÇK-së ta identifikojnë më ta, kur dihet se në një formë apo tjetër të gjithë e ndihmuan luftën çlirimtare", theksoi Mulliqi. "Spastrimi i skenës politike ishte dashur të bëhet ndryshe, me votë të lirë, por kjo nuk ndodhi dhe nuk po ndodh se njerëzit e politikës dhe të biznesit janë bërë vetë ligji dhe janë bërë vetë shteti", tha Mulliqi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)

53 minuta më parë