< Gjermania zgjat kontrollet kufitare deri në maj të 2018's - Lajme - Kosova Sot
Gjermania zgjat kontrollet kufitare deri nė maj tė 2018

Gjermania zgjat kontrollet kufitare deri nė maj tė 2018's

Gjermania do të zgjasë deri në maj 2018 kontrollet në kufi, një vendim i justifikuar nga kërcënimi terrorist dhe lufta kundër imigracionit të paligjshëm, theksoi sot ministri gjerman i Brendshëm, Thomas de Maiziere.

Situata e sigurisë në Bashkimin Evropian, apo disa vende, përfshirë Gjermaninë, janë goditur nga sulme terroriste dramatike”, theksoi në një komunikatë, Maiziere, ndërkohë që kontrollet në kufijtë gjermanë duhet të merrnin fund më 11 nëntor.

Ministri ka vënë në dukje mungesat në nivelin e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian si dhe imigracioni i paligjshëm i konsiderueshëm brenda hapësirës Shengen për të justifikuar zgjatjen përtej 11 nëntorit dhe për gjashtë muaj të kontrolleve kufitare.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ata do të përqendrohen në kufirin me Austrinë dhe lidhjet ajrore që nga Greqia, vend që është përballur me një fluks të madh refugjatësh.

“Vendimi u mor në bashkëpunim të ngushtë me ministrat e Brendshëm të Austrisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë”, sipas Maizieres.

(Kosova Sot)

13 orë e 20 minuta më parë