Arrestohen manipuluesit e votave

  • 22 October 2017 - 13:26
Arrestohen manipuluesit e votave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se deri në orën 12, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë raportuar dy raste me tre persona të ndaluar, lidhur me procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar sot.

Dy persona janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprës penale nga neni 215, “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, i Kodit Penal i Republikës së Kosovë. Ndërsa, një person është ndaluar me dyshimin për kryerje të veprës penale nga neni 220, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, i Kodit Penal të Republikës së Kosovë. 

Dy të ndaluarit e parë janë nga Komuna e Parteshit, ndërsa i ndaluari i tretë është nga Komuna e Mitrovicë së Jugut. 

Prokurori i Shtetit në vazhdimësi do të njoftojë opinionin publik me të gjitha veprimet që do të ndërmarrë lidhur me mbrojtjen e votës.

 (Kosova Sot)