< Redaktori amerikan i puthte gratë gjatë takimeve - Lajme - Kosova Sot
Redaktori amerikan i puthte gratė gjatė takimeve

Redaktori amerikan i puthte gratė gjatė takimeve

Gratë të cilat punojnë në mediat amerikane kanë thënë se një redaktor i ka puthur pa pëlqimin e tyre gjatë takimeve zyrtare.

Michael Oreskes, 63 vjeçar, ka shkuar në një pushim të papërcaktuar nga rrjeti i Radios Publike Kombëtare.

Incidentet thuhet se ndodhën në fund të viteve 1990, kur Oreskes punonte në New York Times.

Ai nuk ka dhënë ndonjë deklaratë publike lidhur me akuzat që ia janë bërë megjithë tentimeve të gazetarëve.

Dy gra në kushte anonimiteti kanë folur për Washington Post, duke thënë se ata ishin të shqetësuara për zhvillimin e karrierës nëse emrat e tyre u bënë publike.

 (Kosova Sot)

21 orë e 23 minuta më parë