< Prokuroria e Mitrovicës bëhet me objekt me pishinë - Lajme - Kosova Sot
Prokuroria e Mitrovicės bėhet me objekt me pishinė

Prokuroria e Mitrovicės bėhet me objekt me pishinė

Prokuroria e Mitrovicës, e cila për vite me radhë është përballur me mungesë kushtesh, tashmë do të vendoset në një objekt, i cili mes tjerash është i pajisur edhe me pishinë.

Objekti i cili ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve e i cili është kontraktuar me qira nga Prokuroria e Shtetit ka një pishinë në kulmin e shtëpisë.

Prokurorët të cilët do të vendosen në këtë objekt vetëm do të mund ta shijojnë pamjen e pishinës.

Zyrtarë nga Sekretariati i KPK-së kanë thënë se aksesorët e shtëpisë, përfshirë pishinën, edhe pse janë në objekt nuk do jenë në dispozicion të prokurorëve.

“Objekti i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka afërsisht 1.500 m2. Qiraja e objektit është 12.000 € duke ia zbritur 9% nga kostoja totale prej nga paguhet tatimi. Objekti është privat dhe struktura e tij përmban aksesorë, të cilët Prokuroria nuk i ka kontraktuar për përdorim”, shkruan në përgjigjen e Sekretariatit të KPK-së për KALLXO.com.

Pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës prokurorët dhe gjykatësit e Mitrovicës janë dëbuar nga zyrat e tyre.

Rikthimi i tyre në zonë pritet të bëhet pas nënshkrimit të Marrëveshjeve të Brukselit.

 (Kosova Sot)

2 orë e 10 minuta më parë