Mërgimtarët, të pasigurt për investime

  • 28 July 2015 - 19:45
Mërgimtarët, të pasigurt për investime

Nuk ka kushte të mjaftueshme për investime

Me ardhjen mijëra bashkatdhetarëve në Kosovë e në Ferizaj për pushime është riaktualizuar edhe nevoja që kapitalin e fituar në vendet perëndimore ata ta derdhin këtu, nëse u ofrohen kushte të favorshme për biznes. Por, në mesin e tyre ka skepticizëm se me të vërtetë do të mund të investojnë diçka të madhe duke e parë trendin e zhvillimit ekonomik

Mërgimtarë të shumtë, përveç kënaqësisë që po e përjetojnë me bukuritë e vendlindjes dhe çmalljen me familjarë e të afërm, shprehen të interesuar edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë së rrënuar të këtij vendi. Por, gjithë këto plane ata do të donin t'i realizonin në një ambient tjetër biznesor, jo siç është aktualisht përkrahja për ta në Ferizaj e komuna të tjera. Ka mendime në mesin e tyre për shumë veprimtari që i nevojiten tregut të këtushëm e që do të zvogëlonin mjaft edhe koston e importimit të shumë artikujve, mirëpo sipas biznesmenëve bashkatdhetarë, politikanët tanë është dashur të mendojnë qysh herët për krijimin e një ambienti më të favorshëm biznesor.(Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)