Pushimet në hotelin “luksoz” nuk iu lanë shije të mirë (Foto)

  • 29 July 2015 - 08:23
Pushimet në hotelin “luksoz” nuk iu lanë shije të mirë (Foto)

Familja britanike që zgjodhi të pushoi në një hotel me pesë yje në Almeria të Spanjës, ka përjetuar një “pushim prej ferri”.

Alan dhe Sara O’Rourke, së bashku me një djalë 13-vjeç, kanë paguar nga dymijë euro për person, që të kalojnë dhjetë ditë në një hotel me pansion të plotë.

Por, me të shkuar në dhomë, ata janë zhgënjyer me kondicionerin e prishur, teksa temperatura kishte kaluar 40 gradë Celsius.

Çiftit nuk ju ka pëlqyer aspak ushqimi, madje pretendojnë se salsiçet nuk kanë qenë të pjekura sa duhet, transmeton Telegrafi.

Kulmi i dëshpërimit, ka arritur kur Alan ka qenë duke bërë dush, dhe në banje kanë filluar të bien pllakat e qeramikës.

Megjithëse ai ka shpëtuar i palënduar, ka kërkuar të kthehen në shtëpi, vetëm tre ditë pasi kishin arritur.