< Vjen dorëheqja e dytë brenda një jave në qeverinë britanike - largohet ministrja Patel - Lajme - Kosova Sot
Vjen dorėheqja e dytė brenda njė jave nė qeverinė britanike - largohet ministrja Patel

Vjen dorėheqja e dytė brenda njė jave nė qeverinė britanike - largohet ministrja Patel

Sekretarja britanike e Shtetit për Zhvillimin Ndërkombëtar, Priti Patel dha sot në mbrëmje dorëheqjen nga posti i saj.

Dorëheqja e Patel vjen pasi u zbulua se ajo është takuar me personalitete të politikës izraelite pa informuar qeverinë e saj.

Patel është zyrtari i dytë që largohet nga kabineti brenda një jave.

Ajo kërkoi ndjesë publike të hënën për zhvillimin e takimeve me një sërë zyrtarësh izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, gjatë pushimeve në Izrael.

Por mediat raportuan edhe për dy takime të tjera, në Britaninë e Madhe dhe në SHBA.

(Kosova Sot)

23 orë e 58 minuta më parë