Arrestohet i arratisuri nga Burgu i Lipjanit

  • 09 November 2017 - 11:53
Arrestohet i arratisuri nga Burgu i Lipjanit

Një i burgosur i cili po vuante dënimin në burgun e Lipjanit ishte arratisur, ndërkohë që Policia ka arritur që ta arrestojë sërish.

Ai ishte arratisur rreth gjashtë ditë më parë, ndërkohë që Policia ka njoftuar se të njëjtin e ka arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.

(Kosova Sot)