< 7 gjëra që do të ndodhin kur të vdesë Mbretëresha Elizabetë - Lajme - Kosova Sot
7 gjėra qė do tė ndodhin kur tė vdesė Mbretėresha Elizabetė

7 gjėra qė do tė ndodhin kur tė vdesė Mbretėresha Elizabetė

Duke qenë se Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta e Dytë, është në moshë të shtyrë, mbretëria tashmë ka bërë përgatitjet për largimin e saj nga jeta dhe nga monarkia. 

Elizabeta e Dytë është mbretëresha që ka qëndruar më së gjati në pushtet dhe vdekja e saj do ta prishë qetësinë jetëgjatë.

Më poshtë, BrightSide ka paraqitur disa procese që ndodhin sapo të ndodhë e paevitueshmja.
 
Princi Charles

Posti i kreut të monarkisë s’mund të mbetet pa pushtet. Sapo vdekja e Mbretëreshës të konfirmohet, Princi Charles do të ngjitet në fron në vend të nënës së tij. Mbreti do t’i adresohet shtetit atë natë dhe do të fillojë vizitat nëpër shtetet e Britanisë së Madhe. Gruaja e tij do të jetë princesha e re e Anglisë.
 
Operacioni ‘Ura e Londrës’

Sapo të konfirmohet vdekja e saj, shteti do të ekzekutojë procedurën e varrimit. Planet për funerale janë të gatshme për shumë lokacione, varësisht ku ndërron jetë ajo.
 
Informimi i botës

Kryeministri britanik është i pari që e kupton vdekjen e Mbretëreshës, pas ekipit të mjekëve. Në 51 shtete të Mbretërisë ku ajo sundon do të vendosen simbole të zeza, ashtu si në Buckingham Palace. Mediat botërore do të informohen menjëherë dhe pilotët e aeroplanëve do t’ua kumtojnë lajmin udhëtarëve.
 
Parlamenti

Të dy dhomat e Parlamentit do të mblidhen brenda pak orësh dhe do të betohen për besnikëri ndaj mbretit të ri. Nëse Kryeministri nuk është në vend, do të urdhërohet të kthehet urgjentisht.
 
Para të reja

Fotografitë, nënshkrimi dhe çdo simbol tjetër i mbretëreshës do të largohen nga funtet britanike dhe do të zëvendësohen me ato të monarkut të ri. Natyrisht, kjo nuk bëhet brenda natës, por gradualisht.
 
Lamtumira e publikut

Britanikët do të mund t’ia japin Mbretëreshës së tyre lamtumirën e fundit. Në një sallë gjigante në Londër arkivoli i saj do të mbahet për 23 orë, para transportimit për në adresën e varrezave.
 
Ditët e zisë në Britani

Vdekja e Mbretëreshës do të shënohet me 12 ditë zie në tërë territorin britanik dhe shtetet nën administrim. Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë, kurse televizionet do të alunojnë shfaqjen e komedive. Edhe mbyllja e bursës angleze do t’i kushtojë shtetit miliarda, kurse ditët e varrimit do të jenë pushim kombëtar. 

(Kosova Sot)

3 orë e 40 minuta më parë