< Berisha për rastin ‘Kumanova’: Ndëshkim për albanofobët - Lajme - Kosova Sot
Berisha pėr rastin ‘Kumanova’: Ndėshkim pėr albanofobėt

Berisha pėr rastin ‘Kumanova’: Ndėshkim pėr albanofobėt

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës së Shkupit ndaj rastit “Kumanova”, e cila i dënoi me 746 vite burgim 26 të akuzuarit të përfshirë në këtë rast.

Ai ka kërkuar ndëshkim për siç thotë Berisha, ata albanofobë që kanë kërkuar të ç’popullojnë qytetin e shqiptarëve.

Berisha thotë se kryeministri aktual Edi Rama ka treguar indiferencë lidhur me këtë rast.

“Denoncuam me ashpërsinë më të madhe qëndrimet albanofobe të Vuçiç dhe të Edvin Kristaq Ramës ndaj shqiptarëve të Preshevës. Në këtë periudhë mjalti midis këtyre të dy zyrtarëve me të lartë të vendeve respektive, regjimi i Vucic ka ndërmarrë masa anti-shqiptare ndër më të egrat që ka njohur Presheva, Medvegja e Bujanovci në historinë e tyre. Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit dhe jo vetëm Ballkanit. Për këtë qëllim ne dhunim të zbatimt ë ligjeve të kushtetutës regjimi Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësin vendor legjitim të shqiptarëve të Preshevës me vasalët e tij, të cilët arrijnë të marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 e ca vendime të diktuara fund e krye nga Beogradi dhe të miratuara nga Edvin Kristaq Rama, i cili është i angazhuar për jetë a vdekje me ekzistencën e tij në mbrojte të trafiqeve dhe aferave të tij skandaloze. Po kà «shtu në të njëjtën kohë u dënuan me 750 vjet burg shqiptarë në procesin e Kumanovës, një proces i stisur nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri ato ruse me të cilin me ngjarjen e Kumanovës albanafobët nuk kishin qëllim tjetër veçse të ç’popullonin qytetin përjetësisht qytetin shqiptar të Kumanovës . kam kërkuara ndëshkimin e atyre albanofogëve që inskenuar një skenar tragjik që kushtoi kaq shumë njerëz dhe tani vazhdon me 750 vjet burg për shqiptarët”, tha Berisha.

 (Kosova Sot)

3 orë e 6 minuta më parë