< Hillary, 'negociata sekrete' për blerjen e 'dosjeve të pista' rreth aferave të Trumpit me ruset - Lajme - Kosova Sot
Hillary,

Hillary, 'negociata sekrete' pėr blerjen e 'dosjeve tė pista' rreth aferave tė Trumpit me ruset

Bëhet e ditur se Hillary Clinton është duke zhvilluar negociata sekrete me Christopher Steele, autorin e Dosjes ruse, për blerjen e një raporti të dytë, për të cilin thuhet të përmbajë akuza të reja, të 'yndyrshme' ndaj presidentit Trump. Bisedimet me Steele-n, një ish-spiun britanik, janë duke u zhvilluar nga ish-ndihmësit e kampanjës së Hillary's, të cilët nuk e fshehin zemërimin e tyre të vazhdueshëm rreth fitores së Donald Trumpit. 'Njerëzit e Hillary's kanë pasur kontakte sekrete me Steele-n dhe janë afër arritjes së marrëveshjes me të", thotë një këshilltar i vjetër i Clintonit. 'Steele nuk i kishte publikuar këto informata më parë, meqë nuk i kishte ato kur e kishte përpiluar dosjen e tij të parë', thotë këshilltari. Faqet e para të Dosjes Steele përmbanin akuza sensacionale se Shërbimi federal rus i sigurisë kishte informata komprometuese rreth Trumpit, të cilat mund të përdoren për ta shantazhuar atë.

Image

"Përfshirje romantike me femra ruse përgjatë viteve"

Sipas kësaj dosjeje, tanimë të diskredituar, Trump kishte bërë seks me prostitutat ruse, derisa kishte vizituar Moskën. I tërë publiciteti i shkaktuar nga publikimi i dosjes së parë dhe pretendimet e dyshimta rreth një pagese prej 12 milionë dollarësh, ka bërë që personazhet ruse, nën hije, të vihen në kërkim të parave të majme. "Ka shumë njerëz të pasur në rezistencën anti-Trump, të cilët janë më se të gatshëm që të paguajnë sa të ketë nevojë, për t'i marrë këto informata të reja", thotë një pjesëtar i rrethit të ngushtë të Hillary's. Hillary e ka njoftuar Bill Clintonin se, pasi që ta ketë siguruar dosjen e dytë, ka për qëllim që atë t'ua publikojë mediave miqë- sore. 'Ajo është e bindur që Trump kishte bërë marrëveshje biznesi me rusët që kishin lidhje me Kremlinin, në këmbim të premtimit të kushteve të favorshme tregtare për rusët', thotë një burim, i cili kishte dëgjuar bisedën e Hillary-s me burrin e saj. 'Në këtë dosjen e dytë ka edhe pretendime se Trump kishte 'përfshirje romantike' me femra ruse përgjatë viteve, të cilat kishin lidhje me aparatin spiunues të Kremlinit', vazhdon i njëjti burim. 'Hillary ka deklaruar se do të bëjë krejt çka do të ketë nevojë, që 'presidenca ilegjitime' e Trumpit, sikur që i referohet ajo presidencës aktuale amerikane kur është në mesin e miqve dhe mbështetësve, të përfundojë shkrumb e hi. 'Ajo thotë se ka edhe dokumente të tjera të inteligjencës ndaj Trumpit dhe lidhjeve të tij me rusët. Sapo të përfundojnë negociatat me Steele-n dhe ajo ta marrë këtë dosjen e dytë, Hillary do ta publikojë tërë këtë material'. Hillary personalisht autorizoi kryesuesin e kampanjës së saj, John Podesta, për lansimin e dosjes së parë kontroverse ndaj Rusisë, gjë që thuhet nga një strateg i lartë i kampanjës së Hillary-s, i cili kishte punuar për Hillaryn si në vitin 2008, po ashtu edhe në kampanjën e saj të vitit 2016. Hillary ka miratuar vendimin e Podesta's për të paguar për marrjen e kësaj dosjeje, duke dhënë fonde nëpërmes Marc Elias, avokatit të Perkins Coie, i cili ishte përfaqësues si i kampanjës së Hillary-s, po ashtu edhe i Komitetit demokratik nacional. "Ajo nuk është penduar aspak pse kishte financiar dosjen e parë ruse, përkundër faktit se ajo dosje është diskredituar gjerësisht', thotë strategu i kampanjës. Sipas disa burimeve nga orbita politike e Clintonit, Hillary ende beson në vërtetësinë e akuzave kryesore të dosjes së parë. 'Kjo marrëveshje e dytë me Christopher Steele nuk është duke u arritur përmes Marc Eliasit e as Perkins Coieit', thotë një burim i Clintonit. 'Perkins Coie u dogj keq nga dosja e parë dhe ata nuk duan që të bëjnë me pjesën e dytë', thotë burimi. Një këshilltar i afërt ligjor i Bill Clintonit shton: 'Bill është i tmerruar nga tërë kjo. Ai mendon se kjo do t'i kthehet Hillary's si bumerang, pasi që akuzat në dosjen e dytë të dëshmohen të jenë po aq false, sa edhe akuzat në dosjen e parë. Ai po ashtu është i shqetësuar që Hillary mund të thirret që të dëshmojë nën betim para një komiteti të Kongresit, rreth asaj se si e siguroi këtë dosje të re. 'Por, Hillary është e vendosur', vazhdon këshilltari, 'dhe ndihmësit e saj, duke përfshirë edhe Abedinin, janë duke e nxitur atë edhe më shumë. Ata i thonë se çdo gjë që nevojitet për ta zhbërë agjendën e Trumpit është e justifikuar dhe Hillary mbështet një teori të tillë'.

(Kosova Sot)

9 orë e 29 minuta më parë