< Anulohet protesta e veteranëve - Lajme - Kosova Sot
Anulohet protesta e veteranėve

Anulohet protesta e veteranėve

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se kanë marrë vendim ta anulojnë protestën e thirrur për të martën lidhur me pagat e veteranëve.

Kryetari Gucati tha  se tashmë në llogaritë bankare të ish-ushtarëve të lirisë  janë ekzekutuar pagat e tyre nga një vendim që është marrë sot nga Ministria e Financave.

“Protestën e thirrur për të martën me veteranët e luftës, kemi marrë vendim ta anulojmë mbas një vendimi të Ministrisë së Financave për ekzekutim e pagave për këtë ketogri, për muajin gusht, shtator dhe tetor. Kemi parë sot pasdite rreshtat e gjatë të veteranëve para bankave komerciale duke I tërhequr pagat e tyre”, theksoi Gucati.

(Kosova Sot)

22 orë e 37 minuta më parë