< Haradinaj: Fjalën e dhënë e mbajta - Lajme - Kosova Sot
Haradinaj: Fjalėn e dhėnė e mbajta

Haradinaj: Fjalėn e dhėnė e mbajta

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u kishte premtuar veteranëve të luftës së UÇK-së se për ditën e sotme do t’i marrin pagat e tyre.

Dhe ky premtim i tij sot u bë realitet. Veteranët kanë marrë pagat për tre muaj dhe në ndërkohë kanë anuluar një protestë të paralajmëruar për të martën.

Kryeministri Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka premtuar se vonesa të tilla nuk do të ndodhin në të ardhmen.

Shkrimi i Haradinajt në Facebook:

“Sot është jetësuar premtimi im dhe i Qeverisë, se veteranët e luftës së UÇK-së do t’i marrin pagat e tyre deri të premten, më 10 nëntor.

Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin Gusht, Shtator dhe Tetor 2017.

Njëherësh nga Qeveria është siguruar linja buxhetore, që vonesa të tilla të mos ndodhin në të ardhmen.

Fjala e dhënë – fjalë e mbajtur!

RH

(Kosova Sot)

17 orë e 7 minuta më parë