< Sekreti i suksesit të NJERIUT MË TË PASUR NË BOTË - Lajme - Kosova Sot
Sekreti i suksesit tė NJERIUT MĖ TĖ PASUR NĖ BOTĖ

Sekreti i suksesit tė NJERIUT MĖ TĖ PASUR NĖ BOTĖ

LART NË LISTËN E TIJ TË PRIORITETEVE ISHTE EDHE NJË BASHKËSHORTE E SHKATHËT

Shefi i kompanisë "Amazon", me një pasuri prej rreth 95 miliardë dollarësh, na preferon që problemeve t'u qasemi me kureshtjen e një fëmije

Njeriu më i pasur në botë, ka bërë publike sekretet e suksesit të tij. Shefi ekzekutiv i kompanisë "Amazon", Jeff Bezos, diskutoi sinqerisht sekretet që i ndihmuan të bëhej i famshëm, gjatë një interviste 'live', të bërë nga vëllai i tij më i ri, Mark. Ndër të tjera, Jeff Bezos tha se, për të arritur sukses, duhet ta kesh partnerin e duhur, kurrë të mos merresh në të njëjtën kohë me shumë probleme dhe t'iu qasesh problemeve me kureshtjen e një fëmije.

Sapo e kishte parë, e kishte ditur se kishte gjetur gruan e jetës së tij

Bezos i bëri këto komente në "Summit Series", një ngjarje ku ishin të pranishëm vetëm njerëzit e ftuar, që u mbajt në Los Anxheles, për liderët e fushave të ndryshme, duke filluar nga biznesi, e deri te artet. Lart në listën e tij të prioriteteve, ishte edhe një bashkëshorte e shkathët, të cilën ai e njoftoi pas disa takimesh 'në të verbër', të organizuara nga miqtë e tij. Ai tha se, sapo e kishte parë, kishte ditur se kishte gjetur gruan e jetës së tij te MacKenzie, me të cilën është i martuar tash e 24 vjet.

Filozofia e Bezosit

Po ashtu, filozofia e Bezosit kërkon që të përqendrohemi te problemet një nga një, në vend se të përqendrohemi te të gjithë përnjëherë. Ai shtoi se, shpesh njerëzit mendojnë se duhet të jesh ekspert i fushës, për të gjetur zgjidhje për problemet. 'Por, rreziku qëndron te fakti se, pasi që njëherë të bëhesh ekspert i fushës së caktuar, mund të ngelësh në kurth me atë dije', thotë ai. Ai përmendi edhe vlerën e ndërmarrjes së rreziqeve. Ai kishte lënë punën në "Wall Street" për të cilën paguhej mirë, për ta hapur dyqanin në internet, i cili më pas u shndërrua në kompaninë "Amazon".

(Kosova Sot)

20 orë e 43 minuta më parë