< Aksident afër Aeroportit të Prishtinës - Lajme - Kosova Sot
Aksident afėr Aeroportit tė Prishtinės

Aksident afėr Aeroportit tė Prishtinės

Në afërsi të Aeroportit të Prishtinës ka ndodhur sot një aksident komunikacioni.

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Nga fotot shihet se aksidenti ka kaluar me dëme materiale, ndërsa në vend të ngjarjes ndodhet policia.

Që prej ndryshimit të kushteve atmosferike, rënies së temperaturave, reshjeve e mjegullës, kanë filluar të ndodhin më tepër aksidente.

Të enjten pasi 3 persona vdiqën në dy aksidente brenda 24 orësh, policia apeloi për kujdes të shtuar në trafik.

(Kosova Sot)

21 orë e 50 minuta më parë