Parandalohet krimi, kapet i dyshuari si vrasës me pagesë

  • 29 July 2015 - 14:58
Parandalohet krimi, kapet i dyshuari si vrasës me pagesë

Policia e Shkodrës thotë se ka parandaluar një vrasje në lagjen “Skënderbeg” pasi një person i dyshuar si vrasës me pagesë është ndaluar pak pas mesditës së sotme në vendin e quajtur “Prekë Cali”, ku i është bllokuar dhe arma që kishte me vete.
Gjatë ndërhyrjes për neutralizimit e të dyshuarit Osman Malja, forcat e policisë janë përplasur me armë me të dhe për pasojë ka mbetur i plagosur nga plumbat e policisë.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se i riu u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas grupit hetimor, dyshohet që Osman Malja është paguar për eliminimin e një personi tjetër, por rrethanat për këtë ngjarje janë ende të pakta.
I ndaluari është 21 vjeçari Osman Malja nga Shkodra, i cili u bllokua me automatik kallashnikov, pasi ka tentuar të vriste një person pranë spitalit rajonal.
Malja mbahej nën vëzhgim prej disa kohesh pasi policia kishte të dhëna për përgatitjen e një akti kriminal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov e autorit, që do kryente krimin si dhe një motorr.
Osman Malja është person me precedent penal pasi rezulton i dënuar më parë për akuzat “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe për “vjedhje”.