BADALLAJ: U KA DALË BOJA KËTYRE MATRAPAZËVE DHE MASHTRUESVE QË PO KËRKOJNË VOTËN NËPËR JAHTET LUKSOZE TË BANDËS SERBIANE DEVOLLI

  • 18 November 2017 - 13:22
BADALLAJ: U KA DALË BOJA KËTYRE MATRAPAZËVE DHE MASHTRUESVE QË PO KËRKOJNË VOTËN NËPËR JAHTET LUKSOZE TË BANDËS SERBIANE DEVOLLI

Analisti Reshat Badallaj thekson se ndëshkimi ndodh edhe me mosdalje në zgjedhje. Ai shprehet se pikërisht të dielën do shihet një dalje shumë e vogël, në shenjë përbuzje ndaj këtyre bandave politike. "I kanë vërejtur po ashtu edhe mashtrimet e tyre se pasi qytetarët kanë dhënë votën e tyre janë tradhtuar keq, sepse vota e tyre nuk ka vendosur gjë. Pra, bandat kanë vendosur sipas qejfit dhe interesave të tyre që kanë ndarë pazaret. Këto banda vetëm kanë humbur kohë dhe kanë bërë shpenzime të panevojshme në kurriz të popullit dhe taksapaguesve që rëndojnë buxhetin e Kosovës dhe shpinën e qytetarëve", theksoi ai.

"Edhe një gjë është shumë interesante se populli është vetëdijesuar se u ka dalë boja këtyre matrapazëve dhe mashtruesve të vjetër në skenën politike dhe i kanë parë dhe po i njohin se kush kanë vrapuar pas hajnisë si zagaret pas kockave, që deri dje ishin fukarenj të këputur dhe mu këta banditë që po kërkojnë votën u bënë të kamur me hajni duke bërë sallamadi dhe dyzen ahengje nëpër jahtet luksoze disa milionëshe të bandës serbiane Devolli, qe është shkatërruesja më e madhe e shtetit", tha Badallaj për 'Kosova Sot'.

(Kosova Sot)