Baraliu: Dobësi të shumëfishta të misionit

  • 18 November 2017 - 14:26
Baraliu: Dobësi të shumëfishta të misionit

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë se misioni i EULEX-it jo vetëm që nuk ishte i thuktë sa duhet, jo vetëm që nuk bëri reformë dhe nuk bëri ndikim pozitiv në avancimin e gjyqësorit dhe të sistemit të drejtësisë, por është dëshmuar fatkeqësisht si një mision i pasuksesshëm sa duhet dhe një mision të paorganizuar, madje edhe i korruptuar, siç janë rastet e caktuara të znj, Bamieh, pastaj të rastit të fundit të kryegjyqtarit Simmons, i cili haptazi del dhe tregon të vërtetën se ky mision në fakt është mision politik dhe jo gjyqësor.

"Bashkimi Evropian e ka pasur parasysh si duket rrjedhat dhe angazhimin e këtij misioni dhe e ka formuar një komision, i cili do duhej t'i merrte në hetime të dyshuarit, të cilët pengojnë të tjerët duke mos qenë në nivel", u shpreh ai. Sipas tij, sigurisht se në mesin e tyre ka pasur edhe gjyqtarë dhe prokurorë të ndërgjegjshëm dhe jashtëzakonisht profesionalë dhe në nivel, por edhe të tillët kanë qenë të penguar si duket nga të tjerët, të cilët në forma të ndryshme me segmentet institucionale vendore apo ndërkombëtare kanë bashkëpunuar për të mos bërë punë të mira për Kosovën, por përkundrazi për ta dëmtuar edhe drejtësinë, edhe gjyqësinë, edhe autoritetin dhe reputacionin, prestigjin e shtetit të Kosovës përmes veprimeve të pandershme dhe korruptive. 

(Kosova Sot)