MEHMETI: NËNTOKA PO E ZHVAT VENDIN

  • 18 November 2017 - 18:47
MEHMETI: NËNTOKA PO E ZHVAT VENDIN

Analisti Faton Mehmeti thotë se derisa Kosova është peng i kësaj klase politike, e cila ka degraduar tash e 18 vite me radhë, për ta ndryshuar këtë gjendje duhet një klasë e re politike me njerëz të rinj.

"Derisa është kjo klase politike nuk besoj se edhe qytetarët do të dalin në zgjedhje. Njëjtë do të jetë edhe në balotazh, ku pritet që këtë të diel mos të ketë numër të madh të atyre që do të dalin të votojnë. Klanet e Devollëve janë financues të këtyre partive, nga të cilat marrin milionat pa asnjë meritë. Nëntoka po zhvat vendin, Kosovën, e cila po lëngon nga kjo klasë politike e papërgjegjshme dhe krejt hipokrite. Pa ardhur një mendësi e re e cila ndryshon komplet qasjen,dhe udhëheqjen nuk mund të pritet diçka pozitive për vendin. Andaj, balotazhi i së dielës do prodhoj figura të njëjta me dalje të ulet, kryesisht të militanteve të partive, ndërsa qytetaria do të abstenojë si rezultat i mungesës së alternativave", theksoi Faton Mehmeti.

(Kosova Sot)