Berisha: Dialogut nuk do të duhej t'i printe më tutje Hashim Thaçi

  • 18 November 2017 - 20:53
Berisha: Dialogut nuk do të duhej t'i printe më tutje Hashim Thaçi

Mandat të qartë dhe me konsensus politik, për vazhdimin e negociatave- bisedimeve të reja kërkon edhe anëtari tjetër i të njëjtit Komision Zafir Berisha, por i cili mendon se këtij dialogu nuk do të duhej t'i printe më tutje Hashim Thaçi.

"Dihet që presidenti është njeri i papërgjegjshëm, ai bisedimet me Serbinë i pati filluar pa u konsultuar si duhet dhe pa e pasur konsensusin politik në Kuvend, kështu që çdo përpjeke që bëhet, që Hashim Thaçi ta përfaqësojë Kosovën në këto bisedime, është vetëm një fundosje edhe më e thellë e perspektivës së shtetit të Kosovës drejt integrimeve", theksoi Berisha

(Kosova Sot)