DnV gjen disa parregullsi: Votim familjar, fotografim të votës, votime të dyfishta

  • 19 November 2017 - 14:36
DnV gjen disa parregullsi: Votim familjar, fotografim të votës, votime të dyfishta

Demokracia në Veprim ka dal me një konferencë për të raportuar për parregullsitë që kanë ndodhur gjatë votimit nëpër qendra të votimit në Kosovë.

Nga DV kanë thënë se shifra e votuesve është shumë më e vogël në krahasim me zgjedhjet e 22 tetorit.

‘’Thirrja jonë e vazhdueshme është që ky numër të rritet dhe të kemi një kredibilitet më të madh të përqindjes për ata që do të garojnë për kryetar komunash’, tha përfaqësuesi i DV-së

Lidhur me parregullsitë, deri në orën 12:00, qytetarët kanë pasur vështirësi për gjetjen e emrit, pastaj votim familjar, fotografim i votës, ku janë identifikuar deri në 12 raste.

Sipas DV-së, ka pasur edhe asistim të votuesve, votim jashtë kabinave në 17 vendvotime, pastaj prani të personave të paautorizuar në vendvotime, votime të dyfishta etj.

Raundi i dytë i zgjedhjeve po zhvillohet në 19 komuna të Kosovës.

 (Kosova Sot)