AKR-ja shpif nga paniku i humbjes

  • 19 November 2017 - 15:24
AKR-ja shpif nga paniku i humbjes

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, përgënjeshtron lajmin e lansuar nga Agim Bahtiri, për gjoja identifikimin e një gruaje në shkollën “Ismail Qemali” në Mitrovicë, duke dalë nga kabina e votimit me dy fletëvotime të vulosura, njëra prej të cilave kinse ishte e mbushur për PDK-në, ndërsa tjetra e zbrazët.

“Kjo është një shpifje e radhës e AKR-së dhe Agim Bahtirit në Mitrovicë, duke qenë se ata e kanë kuptuar humbjen prandaj janë në panik. Ne i ftojmë organet përkatëse që të marrin masa ndaj shpifësve, të cilët janë duke u përpjekur që të prishin procesin e rregullt zgjedhor që po zhvillohet në Mitrovicë”, thuhet në komunikatën e PDK-së për medie.

 (Kosova Sot)