Ish-kryegjyqtari Mekaj, arrest si në pushime

  • 30 July 2015 - 07:35
Ish-kryegjyqtari Mekaj, arrest si në pushime

Neglizhimi i aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës

Mbi të pandehurit Salih Mekaj dhe Vlora Gorani, ekziston dyshim i bazuar se ata kanë kryer disa vepra penale 

Gjatë një vëzhgimi të ekipit të gazetës "Kosova Sot", të kryer pranë shtëpisë së ishkryegjyqtarit të Apelit, Salih Mekaj, në lagjen "Dardania" në Pejë, nuk është vënë re prania e policisë, jo vetëm afër shtëpisë, por as në të gjithë lagjen. Në këtë mënyrë ishkryegjyqtari i Apelit, Salih Mekaj, është lënë në arrest shtëpie, por pa u mbikëqyrur nga organet e rendit, gjë që vë në dyshim zbatimin e neneve 177 e 178 të KPPK -së, si dhe njëherësh zbatimin e aktvendimit PPR.KR.NR 263/2015 

Nëpërmjet aktvendimit PPR.KR.NR 263/2015 të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Vehbi Kashtanjeva, është urdhëruar masa e arrestit shtëpiak me kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve Salih Mekaj dhe Vlora Gorani. "Të pandehurit Salih Mekaj dhe Vlora Gorani obligohen që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe në asnjë mënyrë pa leje të gjykatës nuk guxojnë të largohen nga lokalet ku kanë vendbanimin. Të pandehurve u ndalohet çdo takim, si dhe çdo komunikim me dëshmitarët Lumturi Muhaxheri, gjyqtare, Valbona Haxhosaj, prokurore, si dhe dëshmitarët Rajmonda Seferaj, Ali Seferaj dhe Drita Gorani", thuhet në aktvendimin në fjalë. Ndër të tjera, në aktvendim thuhet se detyrohet stacioni policor në Pejë që të verifikojë zbatimin e masës së arrestit, si dhe në rast të mosrespektimit të informojë gjyqtarin e procedurës paraprake. Mirëpo, gjatë një vëzhgimi të ekipit të gazetës "Kosova Sot", të kryer pranë shtëpisë së ishk-kryegjyqtarit të Apelit, Salih Mekaj, në lagjen "Dardania" në Pejë, nuk është vënë re prania e policisë, jo vetëm afër shtëpisë por as në të gjithë lagjen. Në këtë mënyrë ish kryegjyqtari i Apelit, Salih Mekaj, është lënë në arrest shtëpie, por pa u mbikëqyrur nga organet e rendit, gjë që vë në dyshim zbatimin e neneve 177 e 178 të KPPK -së, si dhe njëherësh zbatimin e aktvendimit PPR.KR.NR 263/2015. Gjykata ka caktuar arrestin shtëpiak për të pandehurit Salih Mekaj dhe Vlora Gorani, pasi ekziston dyshim i bazuar se ata kanë kryer disa vepra penale... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)