Meta: Hetim transparent për rastin “Kumanova”

  • 20 November 2017 - 16:00
Meta: Hetim transparent për rastin “Kumanova”

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka inkuruajuar autoritetet e Maqedonisë për hetim dhe proces gjyqësor transparent për rastin e Kumanovës. Duke mos theksuar konkretisht nevojën e hetimit ndërkombëtare për këtë rast.

Meta në konferencën e përbashkët me homologun e tij Ivanov tha se hetimi duhet të kalojë në proces me standarde Evropiane

“Shpresoj, dëshiroj dhe inkurajoj që fazat e tjera të këtij procesi të gjykimit të jenë sa ë transparente dhe sipas gjitha standardeve Evropiane. Shpresoj që edhe autoritetet e Maqedonisë e veçanërisht ato gjyqësore do të jenë të interesuar për të demonstruar standarde Evropiane, përderisa anëtarësimi në BE dhe NATO është një qëllim i përcaktuar i Maqedonisë- tha Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta”.

Nga ana tjetër Presidenti Gjorge Ivanov theksoi se është duke ndjekur nga afër debatin dhe procedurën parlamentare për propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ivanov tha se për ta dekretuar ligjin, i njëjti nuk duhet të bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Në kabinet na kanë ardhur një numër i madh i mendimeve të ekspertëve dhe nga ekspert publik, kështu që kur ligji do të më adresohet mua atëherë edhe do të prononcohem. Theksoi se ligji duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe interesat shtetërore- tha Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov”.

Temë bisedimi në takim ishte edhe nevoja e bashkëpunimit mes dyja vendeve, mbështetja e Shqipërisë ndaj Maqedonisë për anëtarësim në NATO

Në takimin mes Ivanov dhe Metës u fol edhe çështja e kryetarit të Pustecit, Edmond Themellko i cili aktualisht po vuan paraburgimin për shkak të dyshimeve për keqpërdorime zgjedhore në vitin 2013. Dy presidentët konfirmuan se për Themellkon kanë biseduar që nga dita e arrestimit tij dhe kërkuan t’i mundësohet trajtim sipas konventave ndërkombëtare, pasi që i njëjti aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. 

 (Kosova Sot)