Haradinaj: Fëmijët do i mbrojmë nga çdo lloj abuzimi dhe dhune

  • 20 November 2017 - 16:01
Haradinaj: Fëmijët do i mbrojmë nga çdo lloj abuzimi dhe dhune

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr sot pjesë në shënimin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka premtuar se ata do punojnë shumë që fëmijët të jenë të lirë dhe që t’i mbrojnë nga çfarëdo lloj abuzimi dhe dhune.

Ky është postimi i plotë:

Sot iu bashkova fëmijëve në shënimin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

Ne jemi këtu, që të punojmë shumë që fëmijët të jenë të lirë dhe të buzëqeshur, prandaj do t’i mbrojmë nga çdo lloj abuzimi dhe dhune, kudo dhe kurdo që ajo shfaqet.

Do të punojmë shumë, që të gjithë fëmijët të kenë mirëqenie dhe edukim të mirë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë të drejta të barabarta me të gjithë të tjerët.

Fëmijët janë motivi i të gjitha përpjekjeve tona dhe ata meritojnë t’u respektohet personaliteti. Ne duhet të bëjmë më shumë që t’ua realizojmë ëndrrat dhe shpresat.

RH

(Kosova Sot)