Exploruesi britanik insiston që nuk kishte humbur në xhungël

  • 21 November 2017 - 12:06
Exploruesi britanik insiston që nuk kishte humbur në xhungël

Një explorues britanik i cili ishte shpallur i zhdukur në një xhungël ditë më parë në Papua New Guinea ka insistuar se ai nuk kishte humbur, shkruan The Telegrapgh, transmeton Kosova Sot Online.

Benedict Allen ishte gjetur të enjten në xhungël, tri javë pasi kishte hyrë në të, i sëmurë nga ethet  e malarias.

57 vjeçari, baba i 3 fëmijëve, i cili nuk kishte as telefon as GPS me vete u shpall i zhdukur pasi u mësua se e kishte humbur fluturimin e tij nga Hong Kong për në shtëpi javën e kaluar.

Tani, pas kthimit në shtëpi në Londër, ai i ka treguar mikut të tij, reporterit të BBC, Frank Gardner, që ishte penduar që nuk kishte marrë me vete telefon dhe GPS, por e mohoi që “kishte humbur”.

Ai i tha për BBC se e dinte ku ishte në çdo kohë

“Unë gjithmonë e dija ku isha, gjëra thjesht filluan të shkonin keq.”

I pyetur nëse ai kishte nevojë për t’u shpëtuar, shtoi “Hmm...jo.”

Ai mendon që postimi i tij i fundit para se të hynte në xhungël mund t’i ketë bërë njerëzit të besojnë se po hynte për të bërë ndonjë marrëzi.

Postimi i tij ishte ky

“Duke shkuar në Heathrow. Mund të jem për pak kohë larg jush( mos provoni të më shpëtoni – atje ku jam duke shkuar nuk do t mund të më gjeni..”.

Allen po shkonte në kërkim të një fisi të njerëzve i cili mendohet të jetë i vetmi në botë që nuk ka patur kontakte me pjesën tjetër të botës.

(Kosova Sot)