Katërvjeçarit i largohen ngërçet me vaj kanabisi

  • 21 November 2017 - 19:14
Katërvjeçarit i largohen ngërçet me vaj kanabisi

Alex është diagnostikuar me sëmundjen e mitokondrive, me autizëm dhe epilepsi. Kur kishte rreth 15 muaj, ai kishte filluar të përjetonte ngërçe, të cilat në fillim mund të kontrolloheshin me anë të ilaçeve. Por, më pas ngërçet i ishin kthyer përsëri.

Tri herë në ditë, një nënë nga Xhorxhia (SHBA) merr një sasi të vogël të vajit të kanabisit me anë të një shiringe, e më pas i afrohet të birit të saj 4- vjeçar, Alex, i cili di çka duhet bërë. Ai e hap gojën dhe e përpinë vajin që shitet me emrin "Haleigh's Hope", që vjen në Xhorxhia nga Kolorado. Alex është diagnostikuar me sëmundjen e mitokondrive, me autizëm dhe epilepsi. Kur kishte rreth 15 muaj, ai kishte filluar të përjetonte ngërçe, të cilat në fillim mund të kontrolloheshin me anë të ilaçeve. Por, më pas ngërçet i ishin kthyer përsëri.

Neurologu i djalit inkurajoi të ëmën e djalit

 Ai ishte duke marrë sasinë maksimale të ilaçeve, por ngërçet nuk i ndaleshin dhe ai filloi që të kishte frikë nga ngërçet. Ishte neurologu i djalit ai që e inkurajoi të ëmën e tij, Julianne Martin, që të aplikonte për përdorim të vajit të kanabisit. Rreth 1,300 banorë të Xhorxhisë, që plotësojnë ca kritere të veçanta mjekësore, janë në regjistrin e personave të cilëve u lejohet përdorimi i këtij vaji. E ëma e djalit thotë se, po ta pyesësh Alexin se a i ndihmon ky vaj, ai do të thotë "po", edhe pse ka vetëm 4 vjet.

Vaji i kanabisit i ndihmoi shpejt të birit të saj që t'i vinte ngërçet nën kontroll

Julianne Martin thotë se vaji i kanabisit i ndihmoi shpejt të birit të saj që t'i vinte ngërçet nën kontroll. Brenda dy javësh nga fillimi i terapisë me vaj kanabisi, djali më nuk kishte ngërçe, të cilat më parë e mundonin tri herë në ditë. Ka edhe ekspertë mjekësorë, të cilët kanë rezerva rreth përdorimit të vajit të kanabisit, sidomos te fëmijët, duke thënë se nuk dihet çfarë efekti mund të ketë ai vaj te truri i njomë i fëmijëve, por Julianne Martin, si dhe shumë prindër të tjerë, thonë se, pa këtë ilaç, fëmijët e tyre të sëmurë nuk mund të bëjnë një jetë normale.

(Kosova Sot)