Abuzoi seksualisht me 13 vjeçaren në hotel, gjykata merr vendimin për tiransin

  • 22 November 2017 - 11:27
Abuzoi seksualisht me 13 vjeçaren në hotel, gjykata merr vendimin për tiransin

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën arrest me burg për 32 vjeçarin e akuzuar për marrdhënie seksuale me një 13 vjeçareje.

32-vjecari ka mohuar akuzat në gjykatë. Pas arrestimit, ai ka thënë se vajzën e ka shoqëruar deri diku, pasi e ka parë në rrugë, dhe i ka ardhur keq që po lagej në shi.“E pashë në rrugë, ajo më ngriti dorën, e mora vetëm se po binte shi. E mora në makinë, e çova deri ku donte ajo. Nuk e kam prekur me dorë, aq më pak ta kem përdhunuar. Nuk e di çfarë thotë ajo, por unë s’kam lidhje fare me këtë histori”,- ka dëshmuar 32 vjeçari. 

Ngjarja

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan dy ditë më parë në flagrancë shtetasin Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.

Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.

(Kosova Sot)