Italianët: Shqipëria destinacioni juaj turistik për 2018

  • 22 November 2017 - 18:50
Italianët: Shqipëria destinacioni juaj turistik për 2018

Volagratis, portali i prenotimeve turistike në të gjithë botën e lider europian në sektorin e udhëtimeve, ka publikuar sot listën e 15 vendeve si destinacionet më të preferuara përgjatë vitit të ardhshëm, 2018.

Në vendin e parë të kësaj liste renditet Shqipëria si vendi me potencial të madh turistik e për raportin e mirë cilësi/çmim.

Shqipëria ofron një larmi të jashtëzakonshme peisazhes natyrore e territoresh.

Në portalinVolagrastis përgjatë vitit 2017 prenotimet turistike drejt Shqipërisë kanë regjistruar një rritje prej 88% në krahasim me një vit më parë.

"Muajt më të sugjeruar për të vizituar Shqipërinë janë korriku e gushti për shkak të klimës së ngrohtë. Por dhe gjatë gjithë vitit Shqipëria dhuron bukuri të rralla natyrore". evidenton portali turistik.

Pas Shqipërisë në këtë listë renditen Tanzania, Bjellorusia, Moldavia, Oman, Kroacia e me radhë.

 (Kosova Sot)