Gjykata Speciale e gatshme për aktakuzat e para

  • 23 November 2017 - 15:42
Gjykata Speciale e gatshme për aktakuzat e para

Sryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë, ka folur para mediave për punën e dhomave speciale, duke përmendur edhe emërimin e gjyqtarëve dhe ngritjen e aktakuzave të para.

”Ngjarja e sotshme është e një rëndësie të madhe që të krijohet një besim në proceset gjyqësore që të demonstrohet që dhomat e specializuara e bëjnë drejtësinë në mënyrë të paanshme dhe të pavarur pa ndonjë ndërhyrje frikë apo favor”, tha Trendafilova. 

Gjithashtu, kryetarja e Speciales tha se dhomat e specializuara janë krijuar për të hetuar krimet e luftës dhe për të siguruar gjykime të drejta.

“Dhomat e specializuara janë krijuar që të hetojnë krimet e luftës për të siguruar gjykime te drejta, pra të ndiqen dhe gjykohen individë dhe jo organizata. Dhomat e Specializuara e respektojnë barazinë për të drejtat e viktimave” shtoi ajo.

Trendafilova tha se janë gjithsej 19 gjyqtarë që do të merren me hetimet dhe ndjekjen e krimeve të luftës.

”Me 1 janar 2017-të u bë marrëveshja me Holandën dhe Kosovën që ka lejuar që procedurat të zhvillohen në territorin e Holandës. Në mars të këtij viti pas komenteve dhe propozimeve të gjyqtarëve ne kemi mbajtur seancën tonë të parë plenare ku  kemi miratuar 3 dokumente”, pohoi ajo.

Trendafilova ka shtuar se dhomat e specializuara janë gati për të bërë punën e tyre, ka mbetur vetëm ngritja e aktakuzave.

”Që nga 5 qershori dhomat e specializuara janë gati për të bërë punën e tyre, kanë mbetur vetëm që prokurorët të ngritin aktakuzat e para” shtoi ajo.

(Kosova Sot)