Bllokohet një gomone 7 metra në Jon, ndalohen dy persona - Lajme - Kosova Sot
Bllokohet një gomone 7 metra në Jon, ndalohen dy persona

Bllokohet një gomone 7 metra në Jon, ndalohen dy persona

Një gomone 7 metra e u sekuestrua nga Policia Kufitare në mëngjesin e të dielës në ujërat e Detit Jon në Vlorë.

Dy persona u arrestuan si posedues të saj, të cilët janë me inicialet E. Bushi dhe E. Belaj. 

Gomonia është zbuluar nga Qendra Operacionale Durrës, menjëherë sapo doli në në det të hapur.

Mjeti lundrues u dërgua në Triport, ndërsa vijojnë hetimet për aktivitetin e mjetit lundrues nëse është përdorur për veprimtari të paligjshme nga grupet kriminale të trafikut të drogës.

(Kosova Sot)

4 orë e 47 minuta më parë
19/07/18